KATAR – Situatë e qetë pas sulmit izraelit ndaj lidershipit të Hamasit

DOHA, 9 shtator /ATSH-DPA/ – Autoritetet e Katarit kanë deklaruar se nuk ka rrezik pas sulmit ajror izraelit kundër udhëheqësve të lartë të Hamasit në Doha.
Ministria e Brendshme deklaroi se situata në qytet është “e sigurt” dhe se “ekipet speciale” po kryejnë detyrat e tyre.
‘‘Izraeli goditi selinë rezidenciale të Hamasit në Doha’’, deklaroi ministria.
Banorëve iu bë thirrje të mbështeten vetëm në informacionin zyrtar dhe të shmangin përhapjen e thashethemeve, përfshirë median sociale.
Ministria e Jashtme e Katarit vuri në dukje se një “përkeqësim i mëtejshëm i situatës së sigurisë” nuk mund të përjashtohet, duke përfshirë incidente të mundshme ose ndërprerje të trafikut ajror.
”Qatar Airways” deklaroi se nuk ka pasur anulime fluturimesh ose ndërprerje të tjera.
Katari ka një popullsi prej gati tre milionë banorësh, shumica e të cilëve jetojnë në dhe përreth Dohas.
Vetëm rreth 10% janë qytetarë të Katarit, ndërsa pjesa tjetër janë kryesisht punëtorë emigrantë./ /os/