Perleshje ne Mat. Plagoset aktivisti i PS

Simpatizantë të Partisë Socialiste dhe asaj Demokratike pas një debati të ashpër janë konfliktuar fizikisht me njëri- tjetrin në fshatin Gurrë të Matit. Gafurr Lleshi 43- vjeç, simpatizant i PS është goditur me mjete të forta nga shoferi i kryetarit të komunës Allaman Selami 30- vjeç. Për pasojë ai ka marrë një plagë në sy dhe pasi ka marrë ndihmën në spital është në gjendje të mirë shëndetësore. Policia ka marrë në pyetje kryetarin e komunës Gurrë, Sali Callami i cili ka konfirmuar se konflikti ka ndodhur pas një debati verbal.