Masakrohet me leve 45-vjecari, kerkohet dhe nje femer
Artan Cena
Masakrohet ne qender te Tiranes 45-vjecari, kurse autoret, mes te cileve nje femer, largohen me shpejtesi nga vendngjarja. Disa goditje me leve pas koke dhe ne trup i kane shkaktuar plage te renda Nevruz Krajes, banues ne kryeqytet, i cili ndersa ecte ne rrugen kryesore prane bashkise eshte sulmuar ne befasi per motive qe ende mbeten mister. Pasi ka dale nga operacioni i demtuari eshte marre ne pyetje dhe ka mundur te thote se ishte goditur ne befasi dhe se nuk i kishte pare autoret. Ngjarja ka ndodhur rreth ores 11:00 te dites se djeshme, ndersa kane qene policet e bashkise se Tiranes qe i dhane ndihmen e pare 45-vjecarit duke e derguar me urgjence drejt Spitalit Ushtarak me nje nga makinat e Policise Bashkiake.
Burime zyrtare te policise thane se po hetojne ne dy pista, ate te plagosjes me paramendim dhe tentatives se rrembimit qe ka perfunduar me sulm me leva pas refuzimit. Uniformat blu u vune ne ndjekie te tre autoreve, dy meshkuj dhe nje femer, te moshave 30-40 vjec. Ne radio eshte komunikuar makina tip "Golf" me targa te Tiranes, ne te cilen udhetonin agresoret. "Nuk arrita t'i shihja pasi i kisha me kurriz, por dallova nje hije dhe me pas goditjen ne koke me nje mjet te forte. Me pas nuk ndjeva me gje", ka thene ne deshmine e tij 45-vjecari Kaja pasi eshte marre ne pyetje. Policia tha se i demtuari mohoi konfliktet me persona te tjere, ndersa dyshon per ndonje perplasje te momentit ose ngacmim qe ka cuar ne agresion. Policet bashkiake pane trupin e 45-vjecarit qe eshte shtrire pertoke dhe nje person qe ka dale nga nje mjet ne befasi duke e goditur disa here ne koke dhe trup e me pas eshte larguar me makine.
Policia tha se autoret jane ende te paidentifikuar, ndersa kane kryer disa shoqerime. Dje pasdite jane derguar ne dhomat e paraburgimit te komisariatit nr. 1 ne kryeqytet. Kalimtaret kane pare 45-vjecarin te gjakosur pertoke dhe qe perpelitej pasi ishte qelluar me leve. Policia nuk dha shpjegime nese behej fjale per nje tentative grabitjeje apo konflikt mes paleve. Sipas nje deshmitari qe i rrefeu policise ngjarjen, autori ka dale nga nje makine duke qelluar me leve pas kokes Nevruz Kajen dhe eshte larguar. "Pashe se ne makine gjendej edhe nje femer ne sedilet e pasme", ka thene deshmitari, duke treguar edhe llojin e mjetit, porse nuk kujtonte dot targen. Uniformat blu kane kryer kontrolle te shumta, por pa mundur te kapin autoret.
Sektori i Vrasjeve heton ngjarjen
Ngjarja eshte marre ne dore nga uniformat te Drejtorise se Policise se Tiranes, te cilet kane derguar ne vendin e ngjarjes ekspertet. Ata kane nisur hetimet duke marre ne pyetje deshmitaret qe ndodheshin aty. Sipas te dhenave, hetimet jane duke u zhvilluar nga oficeret e Seksionit te Krimit Kunder Jetes dhe Shendetit, ose ndryshe, sektori i zbulimit te vrasjeve, pasi sulmi i djeshem eshte cilesuar si "vrasje e mbetur ne tentative", nga me shume se nje person. Deri ne oret e vona te dites se djeshme nuk jane identifikuar personat te cilet kane kryer sulmin ndaj 40-vjecarit Nevruz Kaja.