KE: "Dosjet", te pritet vendimi i Kushtetueses
Keshilli i Evropes i kerkon qeverise shqiptare, te mos ngutet ne zbatimin e ligjit te "Dosjeve". Zyrtarisht dje, nga Strasburgu, KE sugjeroi qe ligji per hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit, te mos zbatohet, pa u shprehur me pare Gjykata Kushtetuese. Ne reagimin publik, menjehere pas mberritjes ne Strasburg te dy raportereve qe ishin ne Tirane keto dite, David Uilshire dhe Jako Lakso, KE propozoi durim, deri ne shprehjen e gjykates Kushtetuese per zbatimin e ligjit. Sipas raportuesve nje menyre per te shmangur nje krize te mundshme politike, mund te ishte shtyrja e zbatimit te ligjit deri pas shpalljes se vendimit nga ana e Gjykates Kushtetuese dhe shqyrtimit te ligjit, nga ana e Komisionit te Venecias. Kjo per te vetmen arsye, qe KE te jete e sigurt se, ligji nuk shkele te drejtat e njeriut dhe eshte ne perputhje me detyrimet e Shqiperise si vend anetar ne Keshillin e Evropes. Ne mbyllje te vizites se tyre ne Tirane, dy raporteret e KE-se, u shprehen shume kritik ndaj miratimit te ketij ligji. Pas takimeve te zhvilluara me Presidentin Bamir Topi dhe kryeministrin Sali Berisha, ata arriten ne perfundimin se nje ligj i tille, duhet te shkoje drejt ndryshimeve dhe permiresimit. Raporteret shprehen dhe shqetesimin e tyre se, pse qeveria shqiptare miratoi nje ligj, pa u konsultuar apo bashkepunuar me faktorin nderkombetar. Nje kerkese te tille ata e kane bere ne menyre te vazhdueshme. R.R