Kushtetuesja, "Dosjet" ne shqyrtim brenda disa diteve
Gjykata Kushtetuese, pritet te marre ne dore keto dite, shqyrtimin e ankeses se Partise Socialiste per shpalljen si antikushtetues te ligjit per "Pastertine e figurave". Me plotesimin e te gjithe anetareve te saj, ky institucion do te shqyrtoje ceshtjen me te debatuar se fundmi jo vetem ne politiken shqiptare, por dhe ne arenen nderkombetare, hapjen e dosjeve te ish-bashkepunetoreve te Sigurimit te Shtetit. Te tjera ankesa jane depozituar ne kete gjykate, po per te njejtin ligj. Pas dorezimit te ankeses nga selia roze, kundershtime paraqiten ne kushtetuese dhe Shoqata e Prokuroreve dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH). Ankesat kunder ketij ligji jane te shumta. Sipas paditesve, ligji per hapjen e dosjeve shkel te drejtat e njeriut, nderpret ne mes mandatet e te zgjedhurve me Kushtetute dhe Komisioni per Verifikimin e Pastertise se Figurave mund te kete rrezik, te marre dhe vendime te njeanshme. Mazhoranca nga ana e saj, eshte shprehur se Gjykata Kushtetuese nuk duhet te merret me shqyrtimin e ankesave per kete ligj, pasi eshte vete e prekur prej tij.