KE: Greqisë i duhen masa të reja shtesë për vitet 2015-2016
Në një raport të ri, Komisioni Evropian paralajmëron se Greqia duhet të marrë masa të reja shtrenguese për vitet e ardhshme, në mënyrë që të zvogëlojë hendekun fiskal.
Hendeku fiskal llogaritet të jetë 8 miliardë euro dhe sipas raportit, Greqia duhet të gjejë mënyra për të zvogëluar shpenzimet dhe për të siguruar tepricë primare që të kapë objektivat në vitet 2015 dhe 2016.
KE specifikon se Athina do të ketë nevojë për masa fiskale, ekuivalente me 1.8% të PBB-së në vitin 2015 dhe 2.2% të PBB-së në vitin 2016, për të përmbushur angazhimet e saj.
Raporti tërheq vëmendjen për ritmin e ulët të privatizimeve, gjë që ka ulur objektivin e të ardhurave.
Sic thuhet në raportin e KE, masat e nevojshme për të kapërcyer hendekun fiskal do të diskutohen vjeshtën e ardhshme.
Së fundi, raporti thotë se vendi do të kthehet gradualisht në rritje ekonomike në vitin 2014, por megjithatë thekson se qasja e plotë në tregjet e Greqisë do të mbetet e vështirë për shumë vite pas vitit 2014.
Samaras, i kënaqur nga ecuria e ekonomisë
Veçanërisht i kënaqur nga ecuria e ekonomisë greke u paraqit kryeministri Antonis Samaras, duke folur në asamblenë e përgjithshme të Unionit të Industrialistëve greke.
Sipas tij, tashmë klima për Greqinë është veçanërisht pozitive dhe vlerësimi i Trojkës shumë i mirë, me rezultat Greqia të marrë edhe këstin e kredisë për qershorin, ndërsa përfaqësuesit e huadhënësve do të vijnë sërish në Greqi vjeshtën e ardhshme.
“Që prej shumë muajsh kemi arritur shumë”, tha kryeministri, duke theksuar gjithsesi se rreziku ende nuk ka kaluar, pasi mbetet recesioni dhe niveli i lartë i papunësisë. “Nuk e kami kaluar ende rrezikun, nuk e kemi kapërcyer recesionin dhe papunësinë. Imazhi i vendi ka ndryshuar, psikologjia ka ndryshuar, ndryshime të mëdha strukturore po japin rezultat, kontrolli mbi financat publike është rivendosur”, tha Samaras dhe theksoi se vendi po i kap objektivat, dhe madje gjërat po shkojnë edhe me mirë.
“Ne ia arritëm! Dhe tashmë kjo pranohet nga të gjithë. Madje dhe nga ata që nuk ngurronin, madje edhe deri para pak kohësh, flisnin në mënyrën më përçmuese për ne”, tha ai.