E Diel, 1 Nëntor 2026

Islami: Rama nuk u distancua nga shqetesimet qe i solli familjes sime

Deputeti Kastriot Islami ka reaguar dje pas deklaratave qe kreu i PS-se, Edi Rama beri ne takimin per Diten e Nenes, ku premtoi se nuk do te sulmonte familjaret e kundershtareve. Ne nje postim ne rrjetin social Facebook, Islami shprehet se deklarata e Rames eshte nje mashtrim elektoral. Ai thote se Rama i beri presion familjes se tij ne opozite, “imagjinoni cfare mund te beje ne pushtet”. Islami sjell ne vemendje protestat qe ka zhvilluar PS-ja para baneses se tij ne Tirane dhe shprehet se Rama nuk u distancua nga keto kercenime. “Ishte Rama qe konceptoi shqetesimin e nenes sime te semure 80 vjecare kur organizoi protesten ne shtepine time. Ishte Rama qe shqetesoi babain tim 85 vjecar kur solli me imponim te Sajmir Tahirit kryetaren e minibashkise 5, Jeta Seitaj tek shtepia ime”,- thote Islami. Ai shtoi se ne te njejten menyre u be dhe shqetesimi i familjes, gruas dhe vajzes se tij nga deputete te PS. “Perderisa Rama nuk eshte distancuar nga kjo ngjarje e turpshme, por fsheh koken si struci, ajo qe ka thene me nenat eshte vecse genjeshter, mashtrim, e pavertete”,- u shpreh deputeti Islami.

PRESIONI

“Ishte Rama qe nxiti dhe organizoi shqetesimin e familjes sime, bashkeshortes dhe vajzes sime, kur ne menyre te turpshme solli nje grup demonstruesish me ne krye deputetin Artan Gaci tek banesa ime”,- tha Islami.

DEKLARATA

Rama dhe njerezit e tij me stilin e revolucionit kulturor kinez, shqetesuan banoret, nenat e vajzat e tyre, familjen time duke qene ne opozite. Imagjinoni se cfare do te mund te bente Rama nese do te ishte ne krye te shtetit”,- tha Islami.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›