E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nis puna ne HEC-in e Banjes, Berisha: 5 mije vende pune Rozeta Rapushi

Kryeministri, Sali Berisha, premtoi dje se qeveria do te beje gjithcka qe gjate mandatit te ri te permiresoje me tej klimen e biznesit. Ndersa tha se te gjithe zerat e taksave te larta, do te mbeten zera te thate ne shkretetire. I pranishem ne inaugurimin e fillimit te punimeve per ndertimin e hidrocentralit te Banjes, ne Gramsh, nga kompania norvegjeze “Statkraft”, Berisha tha se ky eshte nje moment historik per Shqiperine dhe shqiptaret. “Te gjithe zerat e taksave te larta apo zerat qe synojne te cenojne klimen e biznesit do te mbeten si zera te thate ne shkretetire. U desh kohe per te pergatitur cdo detaj te ndertimit te kesaj vepre, e cila ndoshta sot mund te jete edhe me e madhja e kesaj fushe ne Evrope. Ne kete proces, kompania austriake i shiti te gjitha aksionet te Statkraft e Norvegjise dhe kjo perben nje fuqizim me te madh ne potencialin e ndertimit te kesaj vepre, e cila eshte e nje rendesie jetike. Une i siguroj miqte se do te bejme gjithcka per nje klime edhe me te mire te investimeve”, - u shpreh kryeministri. Sipas tij, kaskada e Devollit, e tere trajektorja e saj, do te njohe zhvillime qe i ka pritur ne dekada dhe shekuj. Berisha shtoi se vepra qe ndertohet, per disa vite do te jete nder gjeneratoret me kryesore te punesimit te qytetareve te Gramshit, te Elbasanit. “Direkt edhe indirekt ne funksion te kesaj vepre do te punesohen jo me pak se 5 mije qytetare shqiptare. “Statkraft” eshte nje gjigand publik. Une, me kete rast, dua te shpreh mirenjohjen me te thelle per qeverine e Mbreterise se Norvegjise dhe Kryeministrin Norvegjez per inkurajimin edhe mbeshtetjen qe i kane bere kompanise Statkraft, duke deshmuar se bashku me kete kompani nje besim te madh ndaj Shqiperise, ndaj reformave te saj, ndaj perpjekjeve te ketij vendi per nje klime sa me miqesore per biznesin dhe duke deshmuar, gjithashtu, vullnetin per te ndihmuar shqiptaret ne rrugen e tyre te zhvillimit, ne rrugen e tyre te shnderrimit te ketij vendi ne nje vend te zhvilluar”, - siguroi kreu i qeverise. Ai garantoi kompanise se qeveria do te beje gjithcka per suksesin e kesaj vepre te madhe, qe perben nje kthese madhore ne historine e energjetikes shqiptare. Berisha theksoi se kaskada te tjera presin kompani te medha, si Vjosa, Skavica. “Ne garantojme Statkraft-in dhe te gjitha kompanite e hidro-energjise se jane shume te mirepritura. Vetem gjate muajve te fundit, ne vendosem te heqim TVSH-ne per te gjitha makinerite, per celikun dhe cimenton qe perdoret ne ndertimin e hidrocentraleve. Ne jemi te bindur se eshte e afert dita kur Shqiperia me rezervat e saj ujore do te shnderrohet ne nje vend lider per prodhimin e energjise ujore ne rajon”, - u shpreh kryeministri.

Hidrocentrali i Banjes, ja detajet

Hidrocentralit te Banjes, i cili ndertohet nga kompania norvegjeze Statkraft, eshte i pari hidrocentral qe ndertohet mbi kaskaden e Devollit. Projekti Hidroenergjetik i Devollit perbehet nga 3 hidrocentrale: Banje, Kokel dhe Moglice, nje investim me vlere 1 miliarde euro. Hidrocentrali perben 20 per qind me shume energji nga prodhimi ekzistues, si edhe mbulon nevojat per energji te 150 000 familjeve. Gjithashtu, ky investim sjell permiresimin e infrastruktures ekzistuese te komuniteteve perreth, duke krijuar mundesi per zhvillim ekonomik dhe punesim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›