Basha: Ti japim Rames lamtumiren ne 23 qershor Rozeta Rapushi
Kryetari i Bashkise se Tiranes, Lulzim Basha, hapi dje mitingun festiv te Partise Demokratike per celjen e fushates elektorale per zgjedhjet e 23 qershorit. Basha u beri thirrje te gjithe shqiptareve qe ashtu sic i dhane lamtumiren dy vite me pare ish kreut te Bashkise, Edi Rama, ta bejne edhe ne 23 qershor. “Ky njeri nuk mund te jete miku i Tiranes, i shqiptareve. Perpara se te bllokonte Shqiperine, ai kishte bllokuar Bashkine e Tiranes, kishte bllokuar projekte te medha, Unazen e Madhe, sheshin “Skenderbej”. Sot kercenon lart e poshte, se do te bllokoje te gjithe projektet madhore qe bashkia nis me qeverine e kryeministrit Berisha. Ai eshte i njejti model, qe i thame lamtumire nga ky shesh, dy vite me pare. Sot shqiptaret kane mundesi te zgjedhin mes tij dhe politikave qe punojne me qytetarin”, - u shpreh Basha duke kerkuar voten per Partine Demokratike ne 23 qershor dhe per kreun e saj Sali Berisha. Ai tha se nuk ka asnje dyshim per zgjedhjen qe qytetaret do te bejne ne 23 qershor. “Ne jemi alternativa e punesimit, e mireqenies, e ecjes perpara. Ju do zgjidhni PD, do te zgjidhni Sali Berishen”, - theksoi Basha. Sipas tij, dy vite me pare, banoret e Tiranes kishin nje kryetar qe kishte braktisur detyren dhe ndiqte politike konfliktuale. Per Bashen, ish-kryetari i Bashkise donte serish te ruante pushtetin personal dhe interesat e veta ne bashki. “Sot edhe ata me skeptiket e para 2 viteve, e kujtojne shume mire se Rama donte ta mbante bashkine dhe per interes te kujt donte ta mbante. Por Tirana zgjodhi dhe nje ere e re nisi per qytetin tone. Jam i vetedijshem se per 2 vite nuk kemi zgjidhur gjithcka, por kemi vene Bashkine cdo ore, minute ne sherbim te qytetarit. Sot kemi me shume te punesuar, me shume infrastrukture, ajer me te paster. Kemi plan urbanistik qe garanton pronen” – theksoi kryetari i Bashkise. Basha akuzoi se kreu socialist, duke bllokuar statusin veproi kunder qytetarit ndersa ftoi qytetaret e kryeqytetit te votojne Berishen. “U thashe ne fillim se Edi Rama nuk eshte armik, se ne bindjen time nuk duhet te kemi armiq. Por, cfare mund te them sot per Edi Ramen. Ai bllokoi integrimin, do ishim vend kandidat per BE dhe qytetaret do perfitonin nga kjo mundesi se qindra euro grante dhe qindra investitore do afroheshin se kjo per shkak te potencialeve qe ka Shqiperia dhe garancive qe gezon. Rama tha jo. Por cfare eshte dikush qe i mohon vendit te tij integrimin, te ardhmen, mundesite e arta? Ky njeri nuk eshte dhe nuk mund te jete miku i shqiptareve, nuk eshte miku i Shqiperise”, - nenvizoi kreu i bashkise. Sipas tij, duket se misioni dhe pasioni i kundershtarit Rama, eshte bllokimi. Ndaj kreu i bashkise se Tiranes, shprehu bindjen se Shqiperia do te zgjedhe me te miren, Partine Demokratike dhe Kryeministrin Sali Berisha.
AKUZA
“U thashe ne fillim se Edi Rama nuk eshte armik, se ne bindjen time nuk duhet te kemi armiq. Por, cfare mund te them sot. Ai bllokoi integrimin, do ishim vend kandidat per BE. Rama tha jo. Ky njeri nuk eshte dhe nuk mund te jete miku i shqiptareve, nuk eshte miku i Shqiperise”.
AKUZA
“U thashe ne fillim se Edi Rama nuk eshte armik, se ne bindjen time nuk duhet te kemi armiq. Por, cfare mund te them sot. Ai bllokoi integrimin, do ishim vend kandidat per BE. Rama tha jo. Ky njeri nuk eshte dhe nuk mund te jete miku i shqiptareve, nuk eshte miku i Shqiperise”.