Përurohet Qendra e Kontrollit të Trafikut, Basha: Punojmë për Tiranën evropiane
TIRANE - Kryeministri Berisha dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës përuruan sot Qendrën e Kontrollit të Trafikut Urban. Kryebashkiaku Basha e vlerësoi këtë projekt si një nga qendrat më moderne në rajon, që me teknologjinë më të avancuar bën të mundur kontrollin direkt me kamera trafiku, semaforë të komanduar nga kjo qendër për të gjitha mjetet e trafikut të Tiranës.
“Dua të falënderoj të gjithë grupin teknik të bashkisë së Tiranës, BERZH për kredinë dhe qeverinë shqiptare që na mbështeti. Ky projekt vjen si një ndihmë për zgjidhjen e një nga problemet më të mëdha në Tiranë, trafikun”- tha Basha.
Kryebashkiaku theksoi se me këtë qendër lehtësohen qytetarët, ulet ndotja në qytet, kursehet koha dhe karburanti.
“Jemi në transformim rrënjësor të infrastrukturës së qytetit, për ta bërë Tiranën qytet modern ashtu si e meriton. Për këtë na duhet mbështetja e qeverisë dhe mbështetja juaj që me votën tuaj të mundësoni vazhdimin e këtyre projekteve”- tha Basha.
(vijon)