E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Harrojeni statusin kandidat për këtë vit

Komisioneri për Zgjerimin, Stefan Fule

Pavarësisht se në Tiranë forcat politike ende diskutojnë për një bashkëpunim në kuadër të marrjes së statusit kandidat për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, KE jep sinjalin se Shqipëria nuk ka asnjë shans për një gjë të tillë, të paktën për këtë vit.

Komisioni Evropian pritet të prezantojnë progres-raportin me 12 tetor, ku nga draft-raporti mësohet se KE rekomandon përpjekje për vitin e ardhshme pasi Shqipëria nuk është ende gati për t’i ndezur dritën jeshile drejtë afrimit me familjen Evropiane.

Kjo pasi KE vlerëson që Shqipëria ka bërë progres të cunguar në plotësimin e 12 kritereve të përcaktuar në progres-raportin e vitit të kaluar.

KE vë theksin tek marrëdhënia konfliktuale mes maxhorancës dhe opozitës duke bërë thirrje që të rivendosin dialogun politik, në mënyrë që të mundësohet funksionimi normal i institucioneve kyçe të vendit, duke theksuar funksionin e parlamentit.

Lidhur me reformën zgjedhore thuhet se parregullsitë domethënëse që dolën në pah në dy proceset e fundit zgjedhore kërkojnë që të ndërmerret një reformë tërësore elektorale.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›