E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha Liria ekonomike dhe avancimi me reformat e vetmja mburoje ndaj krizes

Liria ekonomike dhe avancimi me reformat, sipas kreut të qeverisë, Sali Berisha është e vetmja mburojë ndaj krizës ekonomike.

Në fjalën e tij në mbledhjen e sotme të qeverisë, Berisha ka kërkuar nga ministrat e kabinetit, angazhim serioz për lirimin e të gjitha barrierave dhe eliminimin të gjitha burokracive në dhënien e lejeve, duke i mundësuar lehtësira biznesit në fushën e tij.

Ai ka kërkuar nga ministrat gjithashtu, që të analizojnë çfarë ka bërë secili për të privatizuar asetet që janë në varësi e pronësi të ministrisë së tij, për të dhënë me koncension, apo përdorim.

Sipas kreut te qeverise, Shqipëria i ka lënë pas 12 vendet anëtare të Bashkimit Evropian në fushën e lirisë ekonomike dhe kjo është një arritje e madhe.

“Modeli i lirisë ekonomike ka çuar në shpëtimin e Shqipërisë nga recensioni”, tha ai.

Ndër të tjera, kreu i qeverisë në mbledhje ka prekur edhe çështjen e efiçencës së administratës publike, duke pohuar se tani ajo është më efiçente se më parë.

“Premtuam qeveri të vogël, e realizuam.

Ne nuk mund të pranojmë shtimin e organikave. S'do të shtojmë asnjë njeri në administratë

Tani administrata shtetërore ka arritur efiçencën e saj maksimale”, tha ai lidhur me një fakt të tillë.

Duke folur më pas për treguesit ekonomikë ai tha se "Shqipëria, ka arritur progres në lirinë ekonomike ".

"Të heqim barrierat për tregtinë ndërkombëtare. S'mund të ketë barriera për tregtinë e lirë. Të ecim drejt vendeve të zhvilluara dhe të shndërrojmë në vlera pasuritë e vendit. Liria ekonomike në vend, model suksesi dhe reformat më të rëndësishme janë zhvilluar.

Shqipëria në kursin e këmbimit ndër të parat, Shqipëria në 10-en e parë për kursimin, Shqipëria, progres në lirinë ekonomike", theksoi ai.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›