E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tahsim Mema rikonfirmohet në krye të këshillit të qarkut

Tahsim Mema, zgjidhet për herë të dytë si kryetar i këshillit të qarkut. Gjatë një votimi që ka zgajtur gati 2 orë, Tahsimi ka marrë nga të zgjedhurit vendor 73 vota duke rifituar një tjetër mandat. Kandidatura e Memës është propozuar nga vetë kryebashkiaku Basha duke gjetur më pas edhe miratimin e votuesve. Për Memën, drejtimi për herë të dytë i këtij këshilli është një obligim më shumë duke garantuar një bashkëpunim më të fortë.
Kreyebashkiaku Basha duke hapur votimin për kandidaturat tha se mes komunave dhe bashkive duhet të ketë një bashkëpunim me të fortë që do të çonte në zhvillimin ekonomik por edhe në ndërhyrjet në infrastrukturë.
Nënkryetari i këshillit të qarkut i cili ka marrë 65 vota është Korab Lita. Ndërsa antarë të këshillit të zgjedhur janë përfaqësues nga të dy partitë e mëdha në vend.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›