E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aksident rrugor në Shkodër, vdes 63- vjeçari

Një aksident i rëndë automobilistik ka shkaktuar vdekjen e një 63- vjeçari në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në orën 14.55 të ditës së sotme në rrugën pranë drejtorisë së policisë së qarkut. Pikërisht në këtë vend një autoveturë Volsvagen tip Golf është përplasur me një tjetër autoveturë tip Benz dhe për pasojë Golfi ka kryer një rrotullim gjatë të cilit ka përplasur një motoçikletë që drejtohej nga viktima.

Mësohet se 63- vjeçari Shaqir Alija ka qenë duke lëvizur në krahun e djathtë në drejtim të ish- fermentimit. Përballë Drejtorisë Rajonale të Shërbimit të Transportit Rrugor është goditur nga njëri prej mjeteve të përfshirë në përplasje mes tyre.

Goditja ka qenë fatale për drejtuesin e motoçikletës që ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit.

Anila Dushi

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›