E Diel, 1 Nëntor 2026

KE Integrimi i Shqiperise i pezulluar prej krizes politike

Brukseli zyrtar i kujton politikes ngecjen e vendit per integrimin ne Bashkimin Europian


BRUKSEL - Ndersa politika shqiptare vijon te trashegoje krizen politike nga viti ne vit Bashkimin Europian perserit frazen e shume degjuar per Shqiperine. Ne ditet e para te ketij viti Brukseli zyrtar leshon nje tjeter apel duke i kujtuar paleve se duhet te zgjidhin krizen politike ne menyre qe te zhbllokojne integrimin e Shqiperise ne Bashkimin Europian pasi ky proces mbetet i nderprere.


Ne emer te komisionerit per Zgjerimin ne KE zedhenesi Patrizio Fiorilli deklaroi se procesi i integrimit vazhdon te mbetet i nderprere mes Tiranes dhe Brukselit. Per ne ky eshte nje lajm i keq sepse sic e dini procesi i aderimit ne Bashkimin Europian eshte i nderprere per mungese te marreveshjes.


Sigurisht qe do te kete perpjekje te tjera por ky rast nuk u shfrytezua ne menyre qe ne Parlament te punohet se bashku. Keshtu procesi i integrimit mbetet i nderprere. Do te kete besoj raste te tjera ne te ardhmen por pa hyre ne detajet e politikes se brendshme shqiptare sepse Komisioni Europian nuk nderhyn asnjehere ne politiken e brendshme duhet te jemi te pergjegjshem per kete deshtim. Mungesa e marreveshjes vonon integrimin. Ky eshte nje rast i humbur - deklaroi Fiorilli.


Megjithese Keshilli Europian i mohoi vendit tone statusin kandidat per Bashkimin Europian nderkombetaret nuk kane reshtur se derguari mesazhe per politiken shqiptare. Ndonese jemi refuzuar perpara pak muajsh Bashkimi Europian vijon ti beje apel politikes shqiptare qe te zgjidhur problemet e brendshme dhe ti japin shtyse perspektives europiane te Shqiperise

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›