E Shtunë, 31 Tetor 2026

Akoma shqiptar

Ku i gjen nderrimi i viteve Artiste me origjine shqiptare qe bejne jeten e artistit te pavarur nga vendi qe lane pas.


U larguan ne Evrope disa per tu shkolluar dhe konkurruar ne skenen boterore te artit disa emigruan. Ka qe kthehen per te perpunuar idete e veprave te ardhshme

Ka nje kategori artistesh per te cilet prezantimi artiste me origjine shqiptare sa vjen e zbehet. Disa prej tyre e kane pranuar se shqiptaria eshte nje permase ska te beje me vleren e artit sic nuk ka te beje as perkatesia ne grupe pakicash etnike seksuale etj.. Shkolla qe e perdor biografine e krijuesit si celes per ti lexuar artin eshte nje shkolle e vjeter thuajse e mbyllur.


Edhe dritat e medias kane ndricuar me teper kete mode gjykimi mbi artistet shqiptare ata qe ne keto 20 vjet u larguan ne Evrope per tu shkolluar dhe konkurruar ne skenen boterore te artit.


Sukseset e tyre individuale jane pare si barka te vogla shpetimi per imazhin e komuniteteve shqiptare ne emigracion.


Po zbehen edhe keto qendrime sepse klisheja ka nje kulm nga i cili vjen edhe renia. Perteritja here pas here e stereotipive mbi origjinen ndodh nga familjarizimi me nje metode amatore te informimit.


Ne kete rast prezantimi i disa artisteve shqiptare ka te beje me pranine e tyre ne kete kohe te nderrimit te viteve ne skenat nderkombetare.


Zerat e Inva Mules dhe Ermonela Jahos nuk mund ti gjurmosh ne udhetimet nga Evropa ne Amerike. Axhenda e koncerteve te tyre gjate gjithe vitit eshte e ngjeshur sic ishte per gjithe muajin dhjetor.


Me interes jane rastet kur artistet qe jetojne dhe punojne jashte Shqiperise i hyjne nje kerkimi ne fenomene shoqerore dhe natyren e krijimit. Ka nder ta qe origjinen e ketyre shqetesimeve per veprat e ardhshme e gjejne ne vendin ku jane lindur.
Fillimi i vitit 2011 e gjen Anri Salen ne Kanada.


Sala qe i perket nje grupi artistesh shqiptare te artit pamor qe jetojne dhe krijojne jashte prej se paku nje dekade prezantohet per here te pare me nje ekspozite personale ne Muse dart contemporain ne Montreal. Per Qendren ekspozita qe hapet me 3 shkurt dhe mbyllet me 25 prill eshte nje rast unik per te zbuluar vepren e artistit shqiptar qe jeton dhe punon ne Berlin.


Ne qender te vemendjes se 12 instalacioneve filmike po edhe fotografike dhe muzikore eshte filmi i tij Pergjigjmu Answer Me 2008 qe trajton nje kuptim te ndarjes vetmise ftohjes nje burre dhe nje grua ndermjet Berlinit Lindor dhe Perendimor.
Debutimi me sukses ne skenen evropiane i Anri Sales 1974 ndodhi me nje videon Intervista ne fokus eshte nena e tij.


Sot shume vjet pas realizimit te asaj pune ka pasur komentatore qe thone se nje veper e tille vetem ne Shqiperi nuk mund te shfaqej. Ne te vertete vepra qe e beri Salen nuk eshte shfaqur ne Shqiperi sepse leximi i saj ne nje kontekst shqiptar do te provokonte debat.


Sala dhe pothuaj gjithe artistet e brezit te tij qe permenden ne kete shkrim u linden dhe u formuan pjeserisht ne regjimin komunist ne Shqiperi. Koha e studimeve ne Akademine e Arteve i perfshiu ne ndryshimet e medha politike proces qe e reflektuan fillimisht ne artin e tyre e dalengadale duke u shkeputur prej vendit te origjines e duke u perpjekur te mberrijne skenen nderkombetare.


Ka artiste si Adrian Paci qe i ka te ambientuara ne Shqiperi disa pune video. Ne mos qofte Shqiperia diskutimi i tij pamor nuk e le jashte vendin e tij konkretisht Shkodren qyteti i lindjes.


Puna e tij ne video Centro di Permanenza temporanea 2007 prezantohet prej 20 dhjetorit deri me 27 mars 2011 ne ekspoziten kolektive Community. La ritualit collettiva prima e dopo il ueb. E hapur ne Katanxaro te Kalabrise kjo panorame e kuruar nga Alberto Fiz dhe Luca Panaro i kushtohet kujteses kolektive nga neorealizmi ne epoken e facebook-ut. Marrin pjese edhe artiste italiane qe nuk jetojne ne Itali si gjenovezja e famshme nga Los Anxhelos Vanessa Beecroft Olivo Barbieri Gabriele Basilico Nino Migliori.


Vepra e Pacit eshte komentuar poetike dhe provokuese nje goditje e forte ne stomak Nje grup njerezish ne shkallet e nje avioni ne piste por avioni mungon. Pezull ne ajer njerez te deshperuar pa atdhe duhet te marrin rrugen per diku.


Helidon Gjergji qe jeton dhe punon ne Nju Jork ditet e fundit te vitit 2010 e gjeten ne ekspoziten e perbashket Plus Ultra ne Rome kuruar nga Francesco Bonami. Nga punet e fundit te Gjergjit kujtojme projektin mbi fasadat e Tiranes te cilin pas Bienales me 2009 e prezantoi ne disa ekspozita dhe universitete ne Evrope.


Territori i vogel i vendit prej nga vijne keta artiste merr nganjehere permasen e nje shqetesimi te madh madje ky territor vetem sa perligj gjendjen e njeriut kudo qe te jete.


Bashke me Migjenin Ornela Vorpsi ne El Aleph


El Aleph eshte nje reviste e letersise bashkekohore themeluar me 2005 nga Universiteti i Studimeve ne Milano. Ka intervistuar zera te rendesishem te panorames letrare bashkekohore nga Michele Mari te Tiziano Scarpa nga Vincenzo Consolo te Edoardo Sanguineti. Numri 12 i El Aleph-it i hedhur ne qarkullim ne dhjetor 2010 i kushtohet diversitetit nje pretekst per te folur per probleme sociale dhe qytetare per te huajt dhe ksenofobine.


Ne fokus eshte nje interviste me tre shkrimtare te huaj qe shkruajne ne gjuhen italiane Pap Khouma nga Senegali shqiptarja Ornela Vorpsi dhe gjermania me origjine polake Helena Janeczek. U bene 5 vjet tashme qe Vorpsi e cila vjen nga artet pamore shkruan letersi dhe ne fokus ka pasur njeriun shqiptar me vone gjendjen e njeriut ne nje shoqeri ku ai ndihet i ardhur.


Dy speciale te El Aleph-it i kushtohen respektivisht shkrimtarit portugez qe nderroi jete se fundi Jos Saramago dhe te panjohurit Migjeni shkrimtari shqiptar pak i perkthyer ne Itali qe ka vdekur ne Torino.


Kledi Kadiu dhe Eno Peci me 1 janar


Koncerti i vitit te ri ne Teatrin La Fenice te Venecias me 1 janar nen drejtimin e Daniel Harding krahas repertorit me pjese nga Bellini Donizetti Rossini Verdi dhe Puccini pati edhe pjese koreografike nen drejtimin e Mvula Sungani. Interpretuan Isabelle Ciaravola Emanuela Bianchini Alessio Carbone dhe balerini shqiptar Kledi Kadiu.


Koncerti i Vitit te ri ne Sallen e Arte Musikverein te Vjenes u mbajt edhe ai ne mesditen e 1 janarit. Wiener Philharmoniker nen drejtimin Franz Welser-Mst i beri homazh Franz Liszt me rastin 200 vjetorit te lindjes me ekzekutimin e Mephisto Walzer I.


Gjate koncertit pati pjese koreografike ekzekutuar nga balerine Staatsballet te Vjenes me soliste Maria Yakovleva dhe shqiptarit Eno Peci kuruar nga Jean Guillaume Bart balerin i Operes se Parisit. Vallezimet kishin per sfond sallone pallatesh historik te Vjenes.


Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›