KE Investime afatgjata per te ardhmen e ekonomise
Komisioni Europian ka përgatitur një plan investimi 50 miliardë euro, deri në 2020 në projekte ndërkufitare të transportit, energjisë dhe transmetimit të të dhënave me brez të gjerë. Në raport me totalin e shpenzimeve këto projekte përfaqësojnë 0.4% të Prodhimit të Brendshëm Bruto vjetor të Bashkimit Europian. Por Komisioni Europian tha se ka një pritshmëri të lartë, që këto projekte të thithin investime të mëdha të financimeve publike dhe private, për shkak të profilit të ulët të portofolit të riskut që ato kanë.
"Ne kemi nevojë për zhvillim në Evropë. Në fakt disiplina buxhetore dhe konsolidimit i buxhetit janë të pashmangshëm sidomos për vendet, që kanë jetuar shumë vite përtej mundësive të tyre. Prandaj fleksibiliteti financiar për të siguruar në moment rritje ekonomike është shumë i ngushtë në shumicën e shteteve anëtare. Disa kanë liri veprimi dhe duhet ta shfrytëzojnë atë. Por në të njëjtën kohë ne duhet të shfrytëzojmë mundësinë për të investuar në nivel evropian."
“Ky është parapagimi që bëjmë për të ardhmen e rritjes ekonomike dhe punësimit në Europë”, tha Jose Manuel Barroso në komunikimin me mediat. Ai shtoi se projektet e rrugëve, hekurudhave, rrjeteve të energjisë, gazit dhe të broadband-it janë shumë të rëndësishme në aktivitetin e jetës së qytetarëve dhe të biznesit. Ai konfirmoi edhe planet për të prodhuar Bonot e Projekteve Europiane, të cilat do të përdoren për iniciativa specifike dhe janë të dizenjuara për të gjeneruar fonde shtesë për projektet e reja të infrastrukturës.
Sipas Komisionit Europian, këto bono do të emetohen nga kompanitë e projekteve të infrastrukturës, ndërsa fondet e Bashkimit Europian dhe të Bankës Europiane të Investimeve do të përdoren për të mbuluar një pjesë të riskut. Në këtë formë garantohet se do jetë me interes për t’u investuar nga fondet e pensioneve dhe nga kompanitë e sigurimeve.