A mund te zgjidhet kriza e borxheve ne Evrope me disa miliarda nga Kina

Qe prej shperthimit te krizes se borxheve ne Evrope dhe ne SHBA pikerendesat politike te pushtetit jane zhvendosur edhe me fort ne dobi te Kines dhe te vendeve te tjera ne ekspansion ekonomik. Ne takimin e G-20-es ministrat e financave te Kines Brazilit dhe Indise shpallen qe permes Fondit Monetar Nderkombetar te mbeshtesin vendet me borxhe. Per evropianet kjo eshte nje situate me te cilen i duhen ende te mesohen
Bote e ndryshuar
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Eberhard Sandschneider i Shoqates Gjermane per Politiken e Jashtme DGAP.
Vijne tri vende ne ekspansion ekonomik te cilat para 20 apo 30 vjetesh as do te kishin guxuar te enderronin qe mund ta merrnin fjalen ne nje rreth te tille dhe fillojne ta shtyjne para vetes nje institucion te tille si Fondi Monetar Nderkombetar. Kjo ne nje kohe kur evropianet besonin se bashku me amerikanet se e kishin nen kontroll te forte Fondin Monetar Nderkombetar.
Keshtu u shpreh Eberhard Sandschneider i Shoqates Gjermane per Politiken e Jashtme DGAP. Edhe nese Evropa aktualisht perkedhelet keto vende ne ekspansion ekonomik po punojne sipas Financial Times per nje pakete shpetimi per shtetet e kercenuara nga falimentimi. Sepse ato besojne se Evropa nuk do te jete me ne gjendje qe ta nxjerre veten nga keneta e borxheve. Ajo qe favorizohet eshte nje kredi e dhene nga Fondi Monetar Nderkombetar e cila synon ta mbroje Evropen nga perhapja e demit. Kjo kredi ofron me shume siguri se sa kuponat e borxhit te shteteve te euros dhe prandaj ajo eshte per Kinen dhe vende te tjera ne zhvillim me terheqese.
Pekini tregohet i permbajtur me ndihmen e tij
Bildunterschrift Groszligansicht des Bildes mit der Bildunterschrift Profesor Huang Zemin nga East China Normal University.
Sepse megjithe theksimin e perseritur te gatishmerise per ndihme deri tani Pekini eshte treguar i permbajtur persa i perket blerjes se kredive te shteteve te tronditura nga kriza. Ne Fondin e Shpetimit te Euros EFSF kinezet deri tani kane investuar vetem 300 milione euro. Vertet qe ky vend aziatik rri kapardisur mbi nje mal devizash prej 32 bilione dollaresh. Por perdorimin e ketyre parave siguria ka perparesi ndaj fitimit thote Huang Zemin ekspert i financave ne East China Normal University. Vec kesaj Kina sipas tij nuk eshte fare ne gjendje qe ta ndihmoje Evropen Kapaciteti i ekonomise kineze eshte vertet gjigand. Por sapo e sheh kete te shperndare ne numrin e popullates puna duket ndryshe. Kina vazhdon te jete ne teresi nje vend i varfer. Te ardhurat per fryme jane me pak se 5.000 dollare ne vit. Ne Evrope keto te ardhura jane dhjete here me te larta. Prandaj eshte jorealiste qe te besosh se Kina mund ta ndihmoje Evropen.
Problemin baze te Evropes Huang e sheh ne faktin Qe te ardhurat dhe shpenzimet nuk jane ne harmoni. Ata shpenzojne shume me teper para se sa fitojne.
Autor Zhang Danhong/Auron Dodi
Redaktoi Angjelina Verbica