Prishtinë: Nuk ka rritje pagash për muajin janar
Përfaqësuesit e qeverisë në dorëheqje kanë njoftuar se nuk do të ketë rritje të pagave për muajin janar.
Në një konferencë për media, zëvendësministri në largim i Ekonomisë, Bedri Hamza, tha se stërzgjatja e procesit zgjedhor dhe mosmiratimi i buxhetit për vitin 2011, janë arsyet pse punëtorët publikë nuk do t`i marrin pagat e janarit me rritje.
Një gjë e tillë, sipas tij, do të realizohet në muajin shkurt, pas miratimit të buxhetit.
Hamza hodhi poshtë mundësinë e presioneve nga jashtë për rritje të pagave.