Moska dënon sanksionet ndaj Bjellorusisë
Moska ka dënuar sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Bjellorusisë. Ministria e Jashtme Ruse ka lëshuar një deklaratë, e cila i përshkruan ndalesat si të padobishme dhe të motivuara politikisht.
Ministrat e BE-së të hënën kanë rikthyer ndalesën e udhëtimit për presidentin Aleksander Lukashenko dhe zyrtarë të tjerë bjellorusë.
Perëndimi ka dënuar përleshjet paszgjedhore në Bjellorusi, që pasuan me arrestimin e qindra mbështetësve të opozitës.