SHBA Del ne qarkullim rregullorja e re dietike
Amerikanet po keshillohen qe te nderpresin perdorimin e kripes sheqernave dhe mishit te yndyrshem dhe te hane me shume peshk dhe drithera. Kero rekomandime ushqimore jane pjese e nje rregulloreje dietetike te publikuar qe nga 13 janari nga qeveria e SHBA e cila synon per te ndihmuar shumicen e amerikaneve qe jane mbipeshe ose vuajne nga obeziteti. Organizata Boterore e Shendetesise thote se obeziteti eshte problem global dhe specialistet e ushqimit thone se keto rregulla jane te larmishme dhe reflektojne kulturen nderkombetare dhe dallimet fetare.
Per mbipeshen mund te fajesohen te quajturat dietat perendimore. Keto ushqime te yndyrshme mishi i kuq ushqimet e perpunuara si dhe mungesa e gjimnastikes ndihmojne ne shtimin e peshes per me shume se 1miliard e gjysem njerez anembane botes.
Dr. Lyn Goldman dekan i shendetit publik ne Universitetin George Washington thote se kripa e shumte dhe yndyra e tepert ndikojne ne dietat e ushqimeve jo cilesore.
Kjo eshte nje thirrje qe tu kthehemi menyrave te dikurshme te te ushyqerit duke konsumuar drithera fruta dhe perime pra duke iu kthyer ushqimeve te shendetshme dhe shpresoj se kjo porosi do te ndiqet e njerezit do te nderrmarin hapa si ne aktivitetin fizik dhe per tu ushqyer shendetshem.
Keto keshilla publikohen cdo 5 vjet si pjese e politikes amerikane per te ushqyerit. Keto keshilla ndihmojne shkollat per menu me te shendeteshme per femijet dhe per programet e ndihmes ushqimore per te vobektit.
Robert Post i Qendres per politikat ushqimore dhe Promovimin e tyre ne Uashington thote se mesazhi qe njerezit mund te marrin nga keto keshilla eshte i thjeshte Konsumoni me teper ushqim te mire dhe me pak te keq.
Njerezit duhet te konsumojneme shume ushqime te shendetshme qe do te thote me shume ushqime me perime drithera dhe fruta me pak yndyrna dhe bulmet serish pa yndyre.
Problemi global duket se eshte i madh. Organizata Boterore e Shendetesise parashikon se deri ne vitin 2015 me shume se 2 miliarde njerez do te jene mbipeshe dhe 700 milion prej tyre do te konsiderohen obeze.
Kjo organizate thote se 20 milion femije nen moshen 5 vjec jane nen peshe. Standartet shendetesore percaktojne se te jesh mbi peshe do te thote te kesh treguesin e mases trupore mbi 25 dhe te jesh obeze ky tregues eshte me shume se 30.
Specialiste e shendtesise thone se njerezit qe jane mbi peshe ose obeze rrezikohen nga semundje serioze si- semundjet e zemres diabeti artriri dhe disa lloj kanceresh. Njerezit qe vuajne ne menyre kronike nga tensioni i larte keshillohen qe te kufizojne perdorimin e kripes ne 1500 miligrame ne dite.
Post thote se keshillat per ushiqmin e shendetshem jane krijuar per te reflektuar shijen e shume amerikaneve qe perdorin varietete te kuzhinave origjinale.
Larmia eshte e domosdoshme dhe ne kemi theksuar perberesit e nevojshem ne nivele te ndryshme kalorish dhe kemi theksuar faktin qe keto zgjedhje reflektojne menyren tipike te te ushqyerit ne vende te tjera ndaj mendoj se keto rregulla mund te perkthehen dhe ne vende te tjera.
Specialistete besojne se ata po japin informacionin me te mire me vlera ushqyese per njerezit. Por varet nga individet nese do te nisin te ushqehen me ushqime te shendetshme per te humbur peshe e per te rikthyer serish shendetin e tyre.