E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Kritika për evropianët për luftën kundër terrorit

Në prag të përkujtimit të 10- vjetorit të rrëzimit të kullave të binjake, në 11 shtatorin e vitit 2001 në Neë York, Komisioni i të Drejtave të Njeriut në Këshillin e Europës, nëpërmjet një raporti i ka dhënë një shuplakë vendeve të Europës Përëndimore lidhur më luftën kundër terrorrizmit. Komisionari për të Drejtat e Njeriut, Tomas Hamarberg, ka kritikuar aksionet e qeverive Evropiane kundër terrorizmit, duke thënë se ato i kanë ndihmuar Shtetet e Bashkuara, që të bëjnë krime "të panumërta" gjatë 10 viteve të kaluara. Ky përvjetor sipas raportit është edhe një moment për të reflektuar lidhur me të gjitha zhvillimet e luftës kundër terrorrizmit dhe metodave që janë përdorur kundër saj.
 

Sipas Hamarberg, shumë prej këtyre krimeve që janë bërë në emër të kësaj lufte, janë fshehur me kujdes dhe qëllimshëm".
Komisioneri i KE shkruan në raport se qeveritë Evropiane ishin "thellësisht bashkëfajtore" në strategjitë kundërterroriste të Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe torturën. Në raport thuhet se qeveritë perëndimore kanë mbrojtur dhe kanë marrë pjesë në operacionet e CIA-s, të cilat kanë shkelur një sërë ligjesh të sistemit të drejtësisë dhe parimeve për mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut.

Në një hetim të zhvilluar në vitin 2007, politikani zviceran, Dik Marty, kishte akuzuar 14 qeveri Evropiane për lejimin e agjencisë CIA, që t`i udhëheq qendrat e arrestit ose për fluturimet e fshehta në periudhën 2002 - 2005, thuhet në raport. Gjithashtu përmenden edhe një sërë marrëveshjesh që janë nënshkruar nga vendet perëndimore me NATO-n, të cilat janë të përfshira dhe torturimi i individëve të veçantë.
Deri tani Europa nuk ka ndëshkuar në mënyrë të efektshme ata që kanë kryer krime, nëpërmjet zbatimit të politikës së interpretimit. Kërkohet një ri-mendim i këtyre gjykimeve të munguara dhe të dështuara kundër terrorizmit, për të mos shtuar më tej padrejtësitë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›