Kinezi dëshiron të blejë tokë në Islandë

Ministria e Brëndshme e Islandës ka njoftuar sot se ka marrë një kërkesë nga një investitor kinez, për të blerë “një pjesë të madhe të tokës” dhe për ta shndërruar në një vend turistik. Biznesmeni kinez, Huang Nubo, po kërkon që të përjashtohet nga një ligj i Islandës, i cili e ndalon shitjen e tokës te shtetasit, jashtë Hapësirës Ekonomike Evropiane.
Ministri i jashtëm i Islandës, Oegmundur Jonason, tha se kërkesa është marrë në shqyrtim “pavarësisht se shitja është ilegale”.