Trafiku i drogës, në pranga 73 persona

73 persona kanë rënë në pranga në sajë të një pune hetimore të mirëorganizuar nga policia e Spanjës me atë Britanike. Policia ka kapur 4 kg kokainë dhe ka sekuestruar edhe 90 mijë euro.
Për shtypin spanjoll, bëhet fjalë për një nga operacionet më të mëdha të regjistruara në këtë vend. Agjentët kanë sekuestruar drogën në ambiente private, dhe kanë arrestuar nëntë shtetas anglezë, tre irlandezë dhe një polak.
Ndërsa në operacionin e dytë të zhvilluar nga policia spanjolle, janë arrestuar 60 persona, pjesa më e madhe e të cilëve janë italianë. Në banesën e tyre, policia ka sekuestruar lloje të ndryshme drogash dhe 21 mijë euro. Të arrestuarit akuzohen për transportim dhe shitje të drogës.