E Shtunë, 31 Tetor 2026

BE: Tërhiqen sanksionet ndaj 28 kompanive të Libisë

Bashkimi Evropian ka vendosur që të heqë sanksionet kundër 28 kompanive të Libisë, përfshirë portet, bankat, firmat që merren me naftë e me gaz. Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Kethrin Eshton, duke shpallur vendimin, tha se qëllimi është që “të jepen burime për qeverinë e përkohshme dhe për popullin e Libisë dhe për të ndihmuar që ekonomia të funksionojë përsëri”.

Nga ana tjetër, kryengritësit edhe për një javë kanë zgjatur ultimatumin për dorëzimin e qytetit Sirte, që është vendlindja e kolonelit Muamer Gaddafi.

Në një deklarate të re, Muamer Gaddafi, ka shprehur përkushtimin e tij se mbështetësit e tij nuk do të dorëzohen dhe se ata që janë kundër tij, janë të ndarë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›