KE: Liberalizim për Maqedoninë, Malin e Zi dhe Serbinë
Komisioni Evropian rekomandoi heqje të vizave për qytetarët e Maqedonisë, Serbisë dhe Malit të Zi nga 1 janari i viti 2010. Në një konferencë për shtyp komisioneri për drejtësinë Zhak Barro dhe ai për zgjerimin Oli Rehn thanë se ky është një moment historik për marrëdhëniet e Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor. Ata shprehën besimin se Liberalizimi i vizave do të kontribuojë për marrëdhënie më të afërta dhe të shpeshta të shtetasve të këtyre tre vendeve me shtetet nga zona e shengenit. Të tre vendet kanë plotësuar kushtet e vendosura nga blloku dhe kanë arritur rezultate të mira. Propozimi I komisionit europian do të konfirmohet tani nga këshilli I ministrave në vjeshtë, më pas do të votohet në Parlamentin Europian dhe do të hyjë në fuqi më 1 janar të 2010. "Për banorët e Ballkanit Perëndimor kjo do të thotë se nuk ka më shumë radhë para ambasadave dhe mbledhjen e shumë dokumenteve për marrjen e vizave. tha Ren. I pyetur për atë nëse Greqia do të bëjë probleme me pasaportat biometrike të qytetarëve të Maqedonisë, komisioneri evropian i BE-së tha se pasaportat biometrike janë garanci e plotë për sigurinë e BE-së dhe kufijve të saj. Përsa i përket Serbisë, Heqja e vizave nuk vlen për banorët e Kosovës. Ky lajm ka shkaktuar debate të ashpra në Beograd. Opozita pohon se në këmbim qeveria serbe në mënyrë indirekte do ta njohë pavarësinë e Kosovës.