E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbaron festivali i demave në Spanjë

I erdhi fundi edhe marrëzisë. Festivali i San Ferminit në Pamploma të Spanjës mbylli siparin me vrapin tradicional të demave. Nën shkëlqimin e fishekzjarreve demat u lëshuan nëpër rrugë ndërsa qindra djem dhe burra vraponin krah tyre. 4 persona u shtruan në spital ndërsa deri më tani festivali 7 ditor i ka marrë jetën 1 personi dhe ka çuar në plagosjen e dhjetra të tjerëve.
San Fermin është një nga festat më të mëdha të vrapit të demave që mbahen çdo vit në Spanjë. Ky festival i rrezikshëm dhe plot adrenalinë tërheq mijra kureshtarë të cilët pinë alkool gjithë natën, ndërsa ditën e nxjerrin pijen duke vrapuar me demat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›