KE: Maqedonia e Greqia të jenë më pragmatike
Sekretari i përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Thorbjorn Jagland, thotë se Maqedonia dhe Greqia duhet të kenë qasje më pragmatike për zgjidhjen e mospajtimit të gjatë për emrin.
Në periudhën maj - nëntor, Maqedonia merr kryesinë e radhës së kësaj organizate.
Pas takimit me ministrin e jashtëm të Maqedonisë, Antonio Milloshoski, zoti Jagland tha se shpreson se mospjatimi për emër me Greqinë, nuk do ta dëmtojë rolin e kryesuesit.