KE: Opozita, tenton klime mosbesimi
Rozeta Rapushi
Zyrtari me i larte per pushtetin vendor ne Keshillin e Evropes, ka kritikuar opoziten per perpjekjet e saj, per krijimin e mosbesimit ne klimen politike ne vend.
Presidenti i Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, Ian Mikalef gjate dites se djeshme, zhvilloi takime me drejtuesit e vendit, Presidentin Bamir Topi si dhe kryeministrin Sali Berisha. Gjate takimit me kreun e qeverise, ai u shpreh se e sheh me skepticizem dhe shqetesim, perpjekjet e opozites per te krijuar mosbesim ne klimen politike. "Shikojme me shqetesim dhe skepticizem nje perpjekje nga ana e opozites per te krijuar mosbesim ne klimen politike, e cila nuk i perputhet dhe as i sherben realitetit qe ekziston sot ne Shqiperi, per sa i perket standardeve evropiane", ka qene deklarata e Mikalef. Nga ana e tij, kryeministri Berisha, e njoftoi Presidentit Mikalef, per masat e marra nga qeveria shqiptare dhe rezultatet e arritura, te cilat bene te mundur qe per here te pare Shqiperia te vleresohet OSBE/ODIHR si vendi qe plotesoi standardet kryesore te saj per zgjedhjet. "Shqiperia eshte nje vend shembull, ku qeveria ka bere perpjekje dhe ka arritur rezultate per sa i perket forcimit te decentralizimit, plotesimit te kritereve te Kartes dhe mbeshtetjen qe i eshte ofruar pushteteve lokale dhe rajonale", vleresoi Mikalef. Ai shprehu gjithashtu mbeshtetjen e plote dhe vendosmerine e Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te ndihmoje qeverine shqiptare ne perpjekjet e saj per forcimin e decentralizimit dhe permbushjes se kritereve te Kartes se Qeverisjes Lokale dhe Rajonale te KE-se. Keshilli i Evropes, i beri thirrje dje Partise Socialiste ne opozite, te mos bojkotoje zgjedhjet e pjesshme te 15 nentorit dhe as ato per pushtetin vendor. Ndonese PS nuk mund te regjistrohet me per te hyre ne zgjedhjet e pjesshme, keshilla iu be dje nga Presidenti Mikalef, i cili ndodhet per nje vizite zyrtare ne Tirane. "Opozita duhet te perfshihet ne procesin zgjedhor dhe ne rast parregullsish, t'i drejtohet gjykates. Une mendoj se demokracia nuk eshte te bojkotosh ate qe eshte proces demokratik. Gjeja e duhur ne demokraci eshte dialogu. Sic e kam thene edhe me pare une i inkurajoj partite politike te hyjne ne dialog, por nuk eshte pritur per mire",-tha Mikalef ne lidhje me situaten aktuale ne Shqiperi, ku opozita ka bojkotuar Kuvendin dhe procesin zgjedhor. Sipas tij, nese ka ndonje bojkot te ndonje procesi demokratik, KE ka rene dakord me qeverine se do te ftohet si kongres per te monitoruar zgjedhjet e ardhshme, jo sepse ka dyshime per procesin politik ne kete vend, por sepse kerkohen te jene ketu per te pare menyren e mbajtjes se zgjedhjeve. "Mendoj se kur e krahasojme Shqiperine me vendet e tjera evropiane, eshte bere shume per sa i perket regjistrimit te votuesve dhe listat e zgjedhesve ne kuptimin qe sot kemi mjete elektronike dhe nese aplikohet, Shqiperia eshte nje nga vendet qe ka arritje te medha ne nje kohe kaq te shkurter, kur behet fjale per permiresimin e identifikimit te votuesve", u shpreh Mikalef. Pas vizites ne Tirane, Presidenti i Kongresit te autoriteteve lokale dhe rajonale ne KE, do te raportoje mbi situaten ne vendin tone, prane byrose se Kongresit te KE-se qe do te mblidhet ne dhjetor te ketij viti.