E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: "Dialog mes pushtetit qendror dhe vendor"

Presidenti Bamir Topi, kerkoi dje vendosjen e dialogut midis pushtetit qendror dhe atij vendor. Gjate nje takimi me Presidentin e Perkohshem te Kongresit Vendor dhe Autoriteteve Rajonale te Keshillit te Evropes, Ian Mikalef, kreu i shtetit nenvizoi rendesine e bashkepunimit efikas mes dy pushteteve. Sipas tij, vetem me nje dialog mes tyre, realizohen projektet ne te mire te zhvillimit te metejshem te Shqiperise dhe permiresimit te jetes se qytetareve. Presidenti Topi, e njohu Mikalef, me situaten aktuale ne vend, te zhvillimeve me te fundit dhe arritjeve ne drejtim te konsolidimit te institucioneve demokratike si dhe te pavaresise se tyre. nga ana e tij, Presidenti i Perkohshem i Kongresit Vendor dhe Autoriteteve Rajonale te Keshillit te Evropes, vuri ne dukje sukseset dhe transformimet pozitive te shenuara ne vendin tone, duke theksuar edhe nevojen e dialogut dhe bashkepunimit mes pushtetit qendror dhe atij vendor. Ne kete kendveshtrim, eshte kerkuar vendosja e ketij dialogu sa me shpejt, ne favor te qytetareve shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›