E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Njoftova KE, per presionin ndaj nesh dhe vijimin me fort te protestave

Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama, se bashku me krere te bashkive opozitare ne vend, i shprehu dje shqetesimin per cenimin e autonomise vendore nga kreu i ekzekutivit, Presidentit te Kongresit te Autoriteteve Lokale dhe Rajonale te Keshillit te Evropes, Ian Mikalef. Pas takimit te zhvilluar ne zyren e kryebashkiakut Rama, ne nje dalje publike para medieve, ai theksoi se i ka bere me dije, se bashku me koleget e tjere kryetare bashkish te opozites, gjendjen alarmante te autonomise vendore dhe presionin skandaloz te kesaj qeverie, ndaj bashkive dhe komunave te opozites ne menyre te vecante. "Njekohesisht shpreha edhe sjelljen teresisht abuzive ndaj pushtetit vendor si dhe e njoftova per masat qe ne po marrim, ne drejtim te nje proteste te forte dhe te gjate, deri kur qeveria te kthehet ne rrugen e respektimit te autonomise vendore, te Kartes Evropiane te Autonomise, Kushtetutes dhe Ligjit", theksoi Rama, njeheresh lider i Partise Socialiste. Nderkohe qe ai theksoi gjithashtu, se "protestat do te vijojne deri sa te hiqet dore nga keqtrajtimi i njesive vendore te opozites si dhe nga rruga pa krye qe bie ne kundershtim me procesin e decentralizimit te shendetshem, per te gjitha njesite vendore te vendit dhe per vendin ne teresi". Kater vitet e fundit, marredheniet midis pushtetit lokal dhe atij ekzekutiv kane qene te karakterizuara nga debate te shumta, per sa i perket vendime qe kane te bejne me planin urbanistik apo kompetencat e tyre. Gjate vitit 2006, Shqiperia u monitorua nga Keshilli i Evropes, per sa i perket demokracise lokale si dhe konflikteve te ndryshme midis qeverise qendrore dhe asaj lokale, te krijuara pas formimit te qeverise. Qeverisja lokale i ka kaluar per shqyrtim 4 ceshtje Gjykates Kushtetuese, gjate 4 viteve te fundit, per sa i perket konfliktit te kompetencave te krijuara mes qeverise qendrore. Vetem pak kohe me pare, drejtuesit vendore socialiste paditen tek autoritetet nderkombetare "presionin e qeverise", sipas tyre, ndaj cenimit te autonomise se pushtetit lokal. D.Dedej


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›