E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kuvend,Topalli njofton zëvendësimin e Biberajt me Rusmalin

Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka njoftuar seancën për emerimin e deputetit Ilir Rusmali në krye të delegacionit shqiptar në Këshillin Europian , duke i dhënë fund procedurës zyrtare për zëvendësimin e deputetit Aleksander Biberaj. Pavarësisht këtij njoftimi, seanca u karakterizua nga i njëjti debat që ka shoqëruar edhe skenën politike, ku opozita akuzoi kryetaren e kuvendit se me mënyrën se si shkarkoi deputetin Biberaj ka bërë qesharak parlamentin shqiptar. Pavaresisht këtyre kritikave kreu i grupit parlamentar të PD-së, Asrtit Patozi këmbënuyli se ky zëvendësim në delegacionin tonë në Këshillin e Europës i përket vetëm maxhorancës.Por duket se debati rreth largimit të deputetit Biberaj ka lënë gjurmën e tij edhe tek kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli e cila deputetit Osman Metalla I ka thirrur me emrin e deputetit Biberaj.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›