Braçe:Ruli të presë punonjësit e Armo-s

Deputeti i PS-së, Erjon Braçe deklaroi se janë bërë publike disa nga arsyet e shkarkimit të drejtorit të AAKP-së, por është karg të vërtetës, megjithëse tranparenca ishte detyrë e Berishës. Braçe i kërkoi ministrit të Energjisë Genc Ruli që të presë punonjësit e kompanisë Armo. "Këta punonjës nuk kanë të ardhurat minimale për bukën e gojës dhe janë të gjithë kryefamiljar, ndaj duhet zgjidhur kjo çështje", shtoi ai."Ruli dhe qeveria nuk do të zgjidhë problemin me punonjësit e Armo-s, sepse nuk janë palë", theksoi Braçe.Ministri Genc Ruli, në replikë me deputetin Erjon Braçe deklaroi se punonjësit e Armo-s janë pritur nga zëvendës ministri. "Ne jemi marrë me këtë çështje e cila është pothuajse e zgjidhur", tha ai.
Pas privatizimit të Armo-s një pjesë e punonjësve të kësaj kompanie humbën vendet e punës dhe tashmë kërkojnë kompensim nga shteti pasi nuk janë paguar.