KE: Serbia të mundësojë pjesëmarrjen e Kosovës në samite
Në këtë raport, që do të publikohet më 14 tetor, respektimi i bashkëpunimit rajonal është pjesë e kushteve kyçe të procesit të Stabilizim- Asociimit në çdo fazë të rrugës drejt anëtarësimit në BE", tërheq vërejtjen Komisoni Evropian, duke theksuar shembullin e mosnjohjes së vulave doganore të Kosovës, si objekt i shqetësimit serioz, të të cilat përndryshe BE i pranon.
Raporti i KE i bën thirrje Serbisë që bashkë me fqinjët e saj të zgjidhë problemin rajonal të mosdënimit të kriminelëve, të cilët fshihen prapa nënshtetësisë së dyfishtë dhe ligjiit për ndalimin e ekstradimit të shtetasve shteteve të tjera, posaçërisht kur bëhet fjalë për personat e akuzuar për krime lufte.
"Serbia duhet të tregojë sjellje konstruktive ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në tregtinë dhe bashkëpunimin rajonal dhe të gjejë një zgjidhje pragmatike e cila do të mundësonte pjesëmarrjen e Kosovës në forumet dhe organizatat rajonale, në mënyrë që edhe Serbia edhe Kosova të kontribuonin në forcimin e bashkëpunimit dhe zhvilimit rajonal", thuhet në këtë raport të publikuar sot nga shtypi serb.
"Diskutimet biletarale dhe mospajtimet rreth pjesëmarrjes së Kosovës në takimet rajonale ndikojnë negativisht në bashkëpunimin rajonal", thuhet në raportin KE, dhe theksohet madje se "një qasje tillë është bërë pengesë për funksionimin normal të Marrëveshjes për Tregtinë e Lirë (CEFTA), Këshillit Rajonal për Bashkëpunim dhe Shkollës Rajonale për Administratën Shtetërore dhe funksionimi i saj mund të rrezikohet nëse një trend i tillë vazhdon", thuhet në këtë dokument të Komisionit Evropian. (qik/ start)