Kuçi: Serbia dhe Bosnja kanë penguar Kosovën
Kuçi ka theksuar se sido që të jetë, përfaqësimin e Kosovës në këto nisma do ta bëjnë vetëm institucionet e saj.
"Ne kemi qenë të kujdesshëm që të marrim pjesë në tryezat rajonale. Natyrisht gjithmonë duke pasur parasysh aktet juridike dhe përfaqësimit tonë si shtet. Ne kemi thënë qëndrimin tonë se më emër të Kosovës, përfaqësimin e bëjnë vetëm institucionet e Kosovës dhe jo dikush tjetër. Kjo është respektuar në tërësi, por dua të them se ka pasur pengesa nga ana e Serbisë. Fatkeqësisht në momente të caktuara edhe nga Bosnja e Hercegovina. Por, gjithsesi mendoj se duhet të mendojmë si t'i gjejmë rrugët e bashkëpunimit dhe jo të pengesave për njëri tjetrin", ka thënë Kuçi.
Përkitazi me Samitin e Sarajevës që pritet të mbahet vitin e ardhshëm, Kuçi ka thënë se Kosova ka informata jozyrtare për këtë, por gjithsesi do të jetë e përfaqësuar denjësisht.
Ndryshe, Komisioni Evropian në raportin vjetor të progresit në Serbi, ka drejtuar vërejtje ndaj Beogradit për mosbashkëpunim rajonal. Përmes këtij raporti, Komisioni Evropian i bënë thirrje Beogradit që të ketë qasje më pragmatike dhe sjellje më konstruktive ndaj pjesëmarrjes së Kosovës në tregtinë dhe bashkëpunimin rajonal, në mënyrë që t'i mundësonte pjesëmarrjen e Kosovës në forumet dhe organizatat rajonale. (rtv21/ start)