E Shtunë, 31 Tetor 2026

KE: Shqipëria, me performancë të dobët fiskale

Ard Kola

Komisioni Europian, në raportin e fundit për vendet kandidate dhe në fazë para-anëtarësimi në BE, së sesionin për Shqipërinë, tregon se, performaca fiskale merr vlerësimin më të dobët. Sipas raportit, deficiti i përgjithshëm buxhetor në 2012-n, rezultoi më i lartë sesa plani, duke arritur në 3.4% të PBB-së, nga 3.0%, që ishte plani. Si rezultat i mbledhjes zhgënjyese të taksave, thekson raporti, të ardhura totale ranë me 0.2% me bazë vjetore dhe me 1 pikë përqindjeje si peshë ndaj PBB-së (në 24.5%).

Shpenzimet ranë me 0.3% me bazë vjetore dhe më 1.1 pikë përqindjeje si raport ndaj PBB-së. Raporti thekson që rënia e shpenzimeve të tërësi u arrit vetëm nga reduktimi i investimeve kapitale. Të ardhurat nga taksat ranë me 1.7%, teksa zëri kryesor, TVSH, u tkurr me 8.7%.

KE: Shqipëria, me performancë të dobët fiskale burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›