KE Shqiperia po kalon momente te veshtira te behen zgjedhjet me 8 maj
Ambasadori i BE-se ne Tirane Ettore Sequi deklaroi dje ne prani te Kryeministrit Sali Berisha se Shqiperia po kalon momente te veshtira qe mund te preke perspektiven per ne BE. Gjate nje aktiviteti ne Shkoder ambasadori Sequi tha se duhet te mbahen zgjedhjet e 8 majit. Jane institucionet ato qe duhet ta bejne vendin per arritur endrren e integrimit europian. Kohet e fundit Shqiperia po kalon momente te veshtira. Une kam besim te plote qe ky vend per te cilin kam konsiderate te mobilizoje energjite me te mira ne rrugen drejt Europes. Une shpresoj qe situata politike e momentit e cila edhe mund te ngadalesoje te ardhmen europiane ne Shqiperi do te mund te kaloje te gjendet nje menyre per te dale nga kjo situate ne menyre qe te perqendrohemi tek integrimi europian. Perpara kemi sfida te rendesishme. Nder to jane dhe zgjedhjet lokale te 8 majit qe duhet te zhvillohen ne te njejten linje me standardet me te mira nderkombetare qe kerkojne te kene bashkepunim me te mire me te permiresuar e dialog nderpartiak ne Parlament qe do lejojne aprovimin ne menyre me konsensuale te reformave qe ky vend ka dhe me shume nevoje tha Sequi. Nga ana e tij Kryeministri Berisha akuzoi opoziten se rrethoi qeverine dhe kerkoi hetim te plote per ngjarjet e 21 janarit. Perpara ne kemi nje prove te madhe serish te lirise 8 majin. Ne perballemi me nje situate si asnje komb tjeter. Pas 20 vjetesh krere te opozites rrethuan Keshillin e Ministrave per te permbysur nje qeveri legjitime. Pergjigja jone aq sa ishte dhe aq sa cu tregua i forte ligji dhe institucionet do te jete e mbetet institucionale. Ne qendrojme per funksionimin e shtetit ligjor dhe institucioneve. Ne qendrojme te vendosur per hetimin e plote e teresor te 21 janarit. Kjo eshte kerkesa e cdo shqiptari. Kjo eshte kerkesa e miqve tane ne Europe. Kjo eshte kerkesa e miqve tane ne Shtetet e Bashkuara e kudo ne bote tha ai. Kreu i qeverise garantoi zgjedhje te lira me 8 maj. Me 8 maj le te marrin te gjithe pjese ne votime te votojme si qytetare te lire dhe te deshmojme se nuk ka flake e nuk ka puc nuk ka aventure e aventuriere qe mund te frenojne vullnetin tone te lire voten tone te lire vlerat tona. Asnjehere rrugen nuk e kemi bulevard me lule por ne jemi burrat e grate qe kapercejme veshtiresite ne jemi burra e gra djem e vajza te vendosur te ndertojme idealet tona demokratike e europiane ne Shkoder e mbare Shqiperine shtoi Berisha. r.d
Qendra e BE ne Shkoder
shte inauguruar dje ne qytetin e Shkodres qendra e informimit te Bashkimit Europian e cila ka si qellim kryesor informimin e qytetareve ne lidhje me zhvillimet politike ekonomike te vendeve te BE-se por gjithashtu informon qytetaret se si ata mund te aplikojne per te perfituar nga financimet e vendeve te BE dhe me gjere. Ne kete inaugurim ishin te pranishem Kryeministri Sali Berisha qe shoqerohej nga kryetarja e Kuvendit
Jozefina Topalli dhe ministrja e
Integrimit Majlinda Bregu.