Spahiu Jo regjistrimit te popullsise
Mese 73 organizata me ne krye shoqaten Laberia mbajten dje nje deklarate te cilen ua derguan krereve te shtetit shqiptar. Ne kete takim nenkryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu doli kunder ketij regjistrimi madje ftoi ne debat te
hapur drejtuesit politike te minoritetit grek ne Shqiperi. Kundershtohet regjistrimi i popullsise por kjo nuk vjen ne kundershtim me te drejtat e pakicave etnike ne Shqiperi por perkundrazi. Jo vetem qe vjen ne kundershtim me legjislacionin shqiptar regjistrimi me vetedeklarim por vjen me kundershtim te hapur me konventat europiane. Ne Shqiperi eshte bere gjithcka informale por nuk duhet te tolerojme qe ne kete Shqiperi informale te lulezoje edhe tregu i zi i ndryshimit te kombesive. Ftoj ne debat Dulen Karalemon e cdo kend tjeter i cili mendon se nepermjet tezave te tyre politike do te mundet te krijojne destabilitet politik ne shtetin shqiptar dhe do te mund te keqinterpretojne Kushtetuten e Shqiperise tha Spahiu. Te pranishem ne kete konference ishin edhe historianet Sabri Godo e Pellumb Xhufi. Sipas Godos formulari i qeverise per regjistrimin e popullsise mund te forcoje ndryshimin e kombesise ne pak minuta kur shkenca thote se kodi gjenetik i njeriut ndryshon pas 6 mije vjetesh. Shkenca thote qe u dashkan 6 mije vjet te nderrohet kodi gjenetik i njeriut ndersa me formularin qe na ve para qeveria e nderron kombesine ne 2 minuta e siper tha Godo. Historiani Xhufi nga ana tjeter akuzoi kreret e politikes te lidhur ngushte me interesat ekonomike greke. Interesat tona varen nga nje pensionist Nikollaq Gaxojanis Nikolas Geixh qe eshte mik i gjithe pushtetareve shqiptare qe eshte mik i Saliut Ilirit dhe Fatosit. Kjo eshte per te vene duart ne koke deklaroi Xhufi.
Reagimi
Nderkaq Partia MEGA dhe organizata OMONIA kane reaguar duke thene se do te marrin iniciativen per te bere vete nje regjistrim te minoritetit grek ne Shqiperi. Duke e quajtur te pajustifikueshem vendimin per shtyrjen e regjistrimit te popullsise kreu i Partise Mega Kristaq Kico tha se do te ndermerret nje aksion politik per identifikimin e te gjithe minoritareve greke ne Shqiperi. Ai tha se rezultati do ti paraqitet Keshillit te Europes.
Tryeze per regjistrimin e romeve
Qeveria shqiptare ne bashkepunim me agjencite e OKB-se ne Shqiperi organizuan dje nje tryeze lidhur me lehtesimin e regjistrimit te komunitetit rom ne Shqiperi. Aktiviteti u organizua ne kuader te programit Fuqizimi i Komuniteteve ne Nevoje ne Shqiperi si pjese e programit Nje OKB ne Shqiperi qe po zbatohet nga UNICEF UNDP UNFPA UNHCR dhe UNV ne bashkepunim me Ministrine e Punes eshtjeve Sociale dhe Shanseve te Barabarta. Norimasa Shimomura drejtor i PNUD-it gjate pjesemarrjes ne aktivitet theksoi se nje nga komponentet e programit te perbashket per mbeshtetjen ndaj ketij komuniteti ka te beje me aksesin e te drejtave fokus kryesor i te cilit eshte regjistrimi civil. Megjithese na mungojne statistika te sakta eshte i qarte fakti se shume individe rome dhe egjiptiane nuk i kane regjistruar lindjet duke u barazuar keshtu me personat pa shtetesi nuk mund te transferojne vendbanimin te certifikojne martesen divorcin kujdestarine e femijes vdekjen
apo te regjistrohen ne zyrat e punes si te pastrehe
e keshtu me radhe u shpreh Shimomura.
ERALD KAPRI