SHBA: Petraus mori detyrën e drejtorit të CIA-s

Gjenerali Dejvid Petraus, mori sot detyrën e drejtorit të Agjencisë Qendrore të Inteligjencës (CIA).
Zoti Petraus, i cili dha betimin në ceremoninë e mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, e cila drejtohej nga zëvendës presidenti, Xhoe Bajden, tha se atij i është orfuar mundësia unike për vazhdimin e luftës kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.
“Mundësia që më është dhënë është vërtetë e jashtëzakonshme për ta vazhduar kontributin në misionet shumë të rëndësishme, që shumë prej nesh ishin të involvuar në to për disa vite, e veçanërisht gjatë dekadës së fundit”, tha Petraus.