E Shtunë, 31 Tetor 2026

Mbetjet, KQZ shqyrton sot kërkesën për referendum

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të shqyrtojë sot kërkesën për referendum për shfuqëzimin e ligjit “Për menazhimin e integruar të mbetjeve”.

Në mbledhjen e sotme pritet të shqyrtohet kërkesa e 16 nismëtarëve të depozituar në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, për pajisjen me fletë-tip për mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për referendum të përgjithshëm për shfuqëzimin e një pjese të ligjit për menazhimin e integruar të mbetjeve.
 

Në mbështetje të nenit 127 të ligjit nr. 9087, datë 19.06.2003 i ndryshuar, KQZ duhet të pajis kundrejtë pagesës grupin nismëtar me fletën tip, për mbledhjene e nënshkrimeve të 50 mijë zgjedhësve, të cilët duhet të jenë zgjedhës në kohën e paraqitjes së kërkesës.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›