Grupi parlamentar i PS-së vendos sot për Islamin

Grupi parlamentar i PS-së pritet të vendosë sot, në lidhje me përjashtimin e deputetit Kastriot Islami.
Mbledhja e grupit parlamentar të PS pritet të zhvillohet në orën 13:00, dhe deputeti Islami ka kërkuar një seancë të hapur për mediat.
Deputetët socialistë janë konsultuar nga kryetari socialist nga ku kanë mësuar se në këtë mbledhje do të ketë propozim konkret për të ç`rregjistruar nga grupi deputetin Islami i cili në seancën e fundit parlamentare u largua dhe nuk mori pjesë në votimin e Bujar Leskajt për kreun e KLSH-së.
Vendimi për Islamin u mor në mbledhjen e kryesisë javën e shkuar, por vetë deputeti tha se nuk kishte patur asnjë komunikim zyrtar.