KE Vizat progres per tre kushtet e mbetura
Sipas raportit perfundimtar te Komisionit Europian Shqiperia ka shenuar progres te mire ne permbushjen e tre kushteve te mbetura per procesin e liberalizimit te vizave. Top Channel mundi te siguroje dokumentin me shkrim i cili u eshte shperndare dje Parlamentit dhe vendeve anetare te BE-se. Kriteri i pare ka te beje me zhvillimin e nje strategjie dhe politikave per te mbeshtetur riintegrimin e shqiptareve te riatdhesuar Eumlshte bere progres i mire. Strategjia per integrimin e qytetareve shqiptare te riatdhesuar 2010-2015 u miratua ne qershor dhe shoqerohet nga nje plan aksioni per zbatimin e tij efikas. Por pas vleresimeve pozitive per kriterin e pare komisioni veren se perpjekjet e autoriteteve shqiptare duhet te vijojne edhe me tej Ne pergjithesi perpjekjet per te garantuar zbatim efikas te strategjise se re dhe planit te aksionit duhet te vijojne. Rendesi te vecante do te kete bashkepunimi i ngushte i te gjitha agjencive te perfshira mbledhja dhe analiza efikase e te dhenave. Do te ishte e keshillueshme qe te rishikohej rregullisht strategjia dhe plani i aksionit sipas eksperiences se perftuar.
Ne kriterin e dyte mbi zbatimin efikas te luftes ndaj krimit te organizuar e korrupsionit vendi vleresohet te kete bere gjithashtu progres te mire ne forcimin e kapaciteteve investiguese por rastet e denimit mbeten te uleta sipas raportit. Numri i rasteve ku nje vendim gjyqesor eshte marre mbetet ende i ulet thuhet ne kriterin e dyte. Pas dorezimit te ketij dokumenti Komiteti pergjegjes ne Parlamentin Europian pritet te votoje raportin per liberalizimin e vizave ne mbledhjen e 27-28 shtatorit per ti kaluar me pas seances plenare ne tetor. Shqyrtimi i kesaj ceshtjeje nga ministrat e Brendshem europiane eshte planifikuar me 8-9 nentor. Ne rast se ne kete Keshill merret vendim pozitiv qytetaret shqiptare te pajisur me pasaporta biometrike mund te levizin lirshem ne zonen Schengen te BE-se qe ne fillim te dhjetorit te ketij viti.