E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pakti me Serbine rihap debatin per daljen e sekreteve te NATO-s

Gjoni Per terrorizmin duhen marre parasysh kushtet e Aleances

Rihapet debati per rrjedhjen e informacionit te klasifikuar te aleances se NATO-s ndaj destinacioneve te tjera. Dje ne Komisionin Parlamentar te Sigurise Kombetare nje marreveshje mes qeverise shqiptare dhe asaj serbe ishte shkaku i nje debati te forte nga deputetet. Behet fjale per projektligjin per ratifikimin e marreveshjes mes Shqiperise dhe Serbise per bashkepunim ne fushen kunder krimit te organizuar trafikut te paligjshem nderkombetar dhe terrorizmit nderkombetar. Miratimi i ketij projektligji deshtoi dje per tu kaluar ne seancat e radhes se Komisionit te Sigurise. Tri arsyet e socialisteve per te zmbrapsur kete draft ishin mungesa dhe shpjegimi i qarte i projektligjit nga nje perfaqesues i Ministrise se Jashtme ne komision dhe mungesa e perfaqesuesve te Sherbimit Sekret. Arsyeja e trete qe coi ne vonesen e miratimit te ketij projektligji ishte edhe motivi qe opozita kerkoi nga demokratet ne Komisionin e Sigurise mbi detyrimet qe ka Shqiperia si pjese anetare e NATO-s. Deputeti socialist Ilir Gjoni eshte shprehur ne mbledhjen e Komisionit te Sigurise se ne projektligj parashikohet edhe lufta ndaj terrorizmit dhe Shqiperia eshte nje vend anetar i NATO-s dhe duhen marre parasysh edhe kerkesat e NATO-s ne lidhje me kete ceshtje.

Projektligji

Neni 1 i marreveshjes specifikon fushat ne te cilat do te konkretizohet bashkepunimi i paleve neni 2 percakton format e ketij bashkepunimi ndersa ne nenin 3 specifikohet se palet do te informojne njera-tjetren per percaktimin e autoriteteve pergjegjese per zbatimin e bashkepunimit dhe modalitete te lidhura me to. Nje nga klauzolat per te cilat palet kontraktuese do te bejne kujdes per te respektuar nisur edhe nga detyrimet e vendosura nga aktet ligjore nderkombetare ne lidhje me kete eshte mbrojtja e te dhenave vecanerisht e atyre me karakter personal. Ne procesin e operimit me te dhenat personale palet kontraktuese garantojne te pakten nivelin e mbrojtjes qe buron nga Konventa nr. 108 e Keshillit te Europes per mbrojtjen e individeve ne lidhje me perpunimin automatik te te dhenave personale. Neni 5 percakton se respektimi i rregullave per garantimin e sekretit zyrtar do te behet ne menyre te ndersjelle nga palet kontraktuese duke i dhene informacionit kombetar dhe te dhenave te derguara nga pala tjeter te njejtin nivel sekreti. Keshilli i Ministrave te Shqiperise vlereson ne relacionin e pergatitur se ratifikimi dhe hyrja ne fuqi e kesaj marreveshjeje perben risi ne marredheniet e bashkepunimit ne fushen policore ndermjet Shqiperise dhe Serbise.

Marreveshja Serbi-Shqiperi

Format e bashkepunimit mes Serbise dhe Shqiperise ne kuader te kesaj marreveshje jane raportimi i perbashket mbi rrethanat dhe faktet qe mund te kontribuojne ne mbrojtjen nga kercenimet ndaj rendit dhe sigurise publike. Shkembimi i informacionit midis paleve kontraktuese nga Organizata Nderkombetare Policore Kriminale-Interpol mund te kryhet me ane te kontaktit direkt midis autoriteteve kompetente. Te dhenat e transmetuara me qellim realizimin e dispozitave te kesaj marreveshje do te jene subjekt i rregulloreve qe kane lidhje me sekretin zyrtar. Pala kontraktuese qe i merr te dhenat ne perputhje me dispozitat e kesaj marreveshjeje eshte e detyruar te siguroje te njejtin nivel te sekretit dhe te mbrojtjes se ketyre te dhenave te pales kontraktuese qe i ka transmetuar te dhenat.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›