Prifti Kercenim me vdekje per doreheqjen
Ne nje vit drejtimi te Ministrise se Ekonomise Dritan Prifti do te mbahet mend per deklaratat e tij te forta ne cdo dalje publike. Brenda nje viti figura e tij u konsumua se tepermi ne media per shkak te sulmeve politike nga PS-ja permbytjet ne veri dhe problemet ne teresi me sektorin ekonomik. Konferenca e djeshme nje dite pas zyrtarizimit te LSI-se per shkarkimin pritej te zhvillohej me tone dhe deklarata me te forta por ish-ministri u permbajt dhe me qetesi renditi reformat e ndermarra ne nje vit pune dhe pak qendrime rreth ceshtjes se dites. Ish-ministri shprehu nje keqardhje shkarkimin nga partia qe themeloi ne castin kur merrte pjese ne ceremonine e varrimit te gjyshes.
Do te vazhdoj te mbetem aktiv ne politike madje do te forcoj dhe rris angazhimin. Do te punoj per elektoratin qe me zgjodhi dhe do te mbeshtes koalicionin qeverises. E ardhmja ne LSI Pres nje takim sot a neser me kryetarin Meta per te vendosur disa piketa rreth organizimit dhe strukturimit eshte deklarata e ish-ministrit te Ekonomise Dritan Prifti. Me tej ai tregohet sikurse thote i sinqerte kur flet per situata te acaruara me kreun e LSI-se. Une u perpoqa te beja me te miren. Kam dhene maksimumin tim pavaresisht se kam punuar ne nje ngarkese maksimale me presione nga te gjitha llojet perfshire edhe kercenime per jeten dhe familjen te cilen e kam denoncuar ne prokurori disa dite me pare. Edhe Kryeministri deklaroi dje se ka pasur mbi 6 muaj kerkese per te liruar vendin tim si minister. Kur presioni per detyren time eshte bere edhe mbi Kryeministrin imagjinojeni presionin qe eshte bere mbi mua. Por presionin e kam perballuar me sukses. Nuk kam bere asgje qe nuk e lejonte ligji. Sigurisht qe njeriu ne pune kur ka shume ngarkese dhe mund te gaboje deklaroi Prifti. Ish-ministri tha hapur se presionet mbi te lidhen mbi pamundesine e per ta kthyer ne vegel te ndonje interesi ndersa nuk harron te falenderoje ne menyre te vecante Kryeministrin Sali Berisha per bashkepunimin njevjecar gjithashtu edhe LSI-ne per mundesine e angazhimit dhe stafin e ministrise. Prifti renditi disa nga reformat e kryera gjate nje viti drejtimi te Ministrise se Ekonomise Tregtise dhe Energjetikes. Ekonomia i ka rezistuar krizes globale dhe ka kontribuar ndjeshem ne rritjen e nivelit te jeteses se shqiptareve. Jane ne proces mbi 40 koncesione te reja te iniciuara vetem kete vit. Privatizimet jane dyfishuar ne krahasim me nje vit me pare. Perballuam me sukses krizen me te rende hidrike qe vendi ka kaluar ne 100 vjet dhe sollem ne perfundim linjen e interkonjeksionit 400 kv me Malin e Zi dhe siguruam financimin per linjen 400 kv me Kosoven. Kuadri ligjor i koncesioneve ka pesuar ndryshime te ndjeshme per te rritur konkurrencen dhe lehtesuar biznesin... Ministri i ri do te shohe se Shqiperia citohet si shembull ne bote per zbatimin e detyrimeve dhe marreveshjeve te Organizates Boterore te Tregtise apo CEFTA. Do shohe se si ka ecur reforma ne sistemin e inspektimit si po ristrukturohet mbas nje ligji te ri lsquoAlbinvest si jane shnderruar ne kampione te ndihmes ndaj biznesit me nje eficense maksimale QKR dhe QKL u shpreh ish-ministri i Ekonomise.
MetaZv/Kryeministri dhe Ministri i ri i Ekonomise Ilir Meta deklaroi dje se nuk i ka kerkuar Berishes largimin e Priftit por thjesht kam bere biseda. Duke folur per emisionin 5 pyetjet nga Babaramo kreu i LSI-se i eshte kunderpergjigjur ish-ministrit duke theksuar se Dritan Prifti eshte keqkuptuar dhe ka keqinterpretuar sepse askush ne Levizjen Socialiste per Integrim nuk ka asnje problem me te. Nga ana tjeter Meta theksoi se e pret Priftin ne zyre per te diskutuar ne lidhje me te ardhmen e tij brenda partise.