Dule dhe Bollano i ankohen Papandreut
Dy prej perfaqesuesve te minoritetit grek ne Shqiperi kreu i OMONIA-s Vasil Bollano dhe ai i Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut Vangjel Dule kane formalizuar dje axhenden e tyre diplomatike ne Athine. Pervec takimit me kreun e qeverise greke Jorgo Papandreu dy politikanet nga Shqiperia kane takuar edhe titullarin e Ministrise se Jashtme Dimitris Droutsas me te cilin eshte trajtuar problematika e minoritetit grek. Pa dhene shume informacione dhe detaje behet e ditur se kontakti i marre ka sherbyer ne trajtimin ne nivel te larte te ceshtjeve qe shqetesojne pakicen greke ne vendin tone e cila gjithsesi gjendet para sfides se veshtire elektorale te vitit 2011. Jo me kot Dule dhe Bollano kane adresuar se fundmi nje seri problemesh politike disa here edhe te amplifikuara mbi vleren reale probleme te cilat kane gjetur nje dere te hapur ne Athinen zyrtare te drejtuar nga socialistet e Jorgo Papandreut. Krijimi i para disa koheve i nje formacioni te ri politik ne minoritetin grek asaj MEGA ka vene ne levizje njesine e vjeter te pakices greke e cila duket se po kerkon te ripercaktohet ne elektoratin e vet permes trajtimit ekskluziv te shqetesimeve te minoritetit duke mbajtur si mjet kryesor tensionin. Sesa e vertete eshte kjo gje mund te shihet ne ate se cfare ka theksuar kreu i Parlamentit grek Philip Petsalnikos ne takimin me dyshen nga Shqiperia. Sipas njoftimit zyrtar ne faqen e ketij institucioni behet e ditur se mesazhi i tij ka konsistuar ne nevojen e bashkimit te minoritetit ne funksion te arritjes se objektivave te vet politike. Petsalnikos nenvizoi interesin e Parlamentit grek per monitorimin e ceshtjeve te minoritetit etnik grek ne Shqiperi dhe theksoi se udheheqja politike dhe shoqeria ne vendin fqinj duhet te eliminojne shprehjet e intolerances dhe fanatizmit qe mund te ndikojne negativisht ne marredheniet ndermjet dy vendeve por dhe ne kursin europian te Shqiperise thuhet ne faqen zyrtare te Parlamentit grek. Nje mesazh i perseritur ky por qe me shume duket se ka vlere per Vangjel Dulen dhe Vasil Bollanon qe me audiencen e marre kane rritur kredencialet e veta perballe elektoratit grek ne Shqiperi. Sa u perket raporteve qe ka ky sinjal qe vjen nga Athina ne marredheniet me Shqiperine duket se prononcimet e politikes greke japin te kuptojne se problemet kane fituar terren ne veshtrimin e shtetit fqinj. Nisur nga kjo si dhe nga monitorimi qe Athina i ben problemit te minoritareve eshte e pritshme nje nderhyrje e re ne proceset elektorale ne Shqiperi sidomos ne marredheniet nderpolitike brenda vete pjesetareve te tij qe aktualisht jane te ndare.