KE, bashke me shqiptaret ne javen evropiane"
Delegacioni i Komisionit Evropian ne Tirane dhe vendet anetare te Bashkimit Evropian, ne bashkepunim me Ministrine shqiptare te Integrimit Evropian, kane programuar nje seri aktivitetesh ne kuader te Javes Evropiane 2008 ne Shqiperi, 2- 9 maj. Java Evropiane ne Shqiperi e cila organizohet per here te katert ne vendin tone perfshin nje program te pasur me veprimtari kulturore, te cilat perqendrohen kryesisht ne historine e Bashkimit Evropian, marredheniet e BE-se me Shqiperine, si dhe zhvillimet e fundit ne Evrope. Por, programi shtrihet ne te gjithe vendin, duke perfshire qytete te ndryshme si Korca, Elbasani, Vlora, Shkodra, Durresi dhe sigurisht Tirana. Autobusi i BE-se, apo Euroautobusi, do te udhetoje ne keto qytete, ku do te organizohen mjaft evenimente me pjesemarrjen e shume ambasadoreve te shteteve anetare te BE-se. Me 9 maj 1950, Ministri i Jashtem francez, Robert Shuman, hodhi propozimin per krijimin e Komunitetit Evropian.