E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryeparlamentari kroat, ne Tirane dhe me opoziten

Presidenti i Parlamentit te Kroacise, Luka Bebic, me ftese te Kryetares se Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli do te nis sot nje vizite zyrtare dyditore ne Tirane.

Keshtu gjate vizites se tij ne Shqiperi, kryeparlamentari Bebic do te takohet me Presidentin Bamir Topi, Ministrin e Arsimit dhe Shkences, Genc Pollo, Ministrin e Puneve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve, Sokol Olldashi dhe me Kryetarin e Bashkise se Tiranes, Edi Rama. Po keshtu mesditen e se henes ne seline e Kuvendit, kryetari i parlamentit kroat do te takohet me homologen Topalli, me te cilen do te kete dhe nje konference te perbashket shtypi. Kroacia ashtu si Shqiperia ka marre ftesen e anetaresimit per ne NATO ne samitin e Bukureshtit qe u mbajt nje muaj me pare ne Rumani.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›