E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kuota, per perfshirjen e grave ne politike"

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate punimeve te forumit te gruas socialiste, deklaron se ne ligjin e ri elektoral do te kete kuota te percaktuara per grate. Forumi i gruas socialiste eshte rinovuar teresisht, anetaret e vjeter te ketij forumi i kane dhene mbeshtetje nje grupi grash dhe vajzash te reja nga e gjithe Shqiperia. "PS nuk mund te jete forca qe te gjithe deshirojne, pa pasur kete ekuiliber dhe pa punuar per te realizuar kete marredhenie te shendetshme te gjinive duke mundesuar qe roli i gruas te jete nje rol i padiskutueshem dhe nuk duhet trajtuar si benific", eshte shprehur Rama. Kryetari i PS-se nenvizoi rendesine e barazise gjinore per zhvillimin ekonomik te vendit. "Nje nga arsyet e mungeses se zhvillimit normal shoqeror dhe ekonomik eshte mungesa e ekuilibrave gjinore ne Shqiperi. Nje nga shtysat qe duhet t'i jepet ekonomise shqiptare eshte rritja e pjesemarrjes se gruas ne te gjitha nivelet", theksoi kreu socialist. Rama u ka kerkuar anetareve te ketij forumi te rrisin rolin e tyre ne qytete e fshatra per te rritur pjesemarrjen e grave dhe vajzave ne te gjitha strukturat drejtuese te Partise Socialiste. Forumi i gruas socialiste gjithashtu zgjodhi kryekordinatore, Ermira Danaj. Me pare ky forum eshte ndalur se funksionuari ne strukturat e Partise Socialiste.

D.D


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›