"Turizmi, larg pretendimeve te qeverise"
Partia Socialiste kritikon qeverine mbi politikat qe ndjek ajo per turizmin. Ne nje prononcim per shtyp, nensekretari per programin politik, Ervin Bushati, deklaron se turizmi Shqiptar ze vendin e 92 nga 130 vende te analizuara, sipas studimit te fundit te Forumit Ekonomik Boteror per vitin 2008. "Turizmi shqiptar eshte larg parametrave te kerkuar, ne nje kohe kur pushuesit e huaj, por gjithmone e me shume dhe ata vendas, kane mundesine e zgjedhjes se lire ne nje treg konkurrues gjithmone e me te hapur", deklaroi zyrtari socialist. Sipas tij, eshte koha qe "euforia e turistit" t'ia lere vendin realitetit te nje qeverisje me kembe ne toke. Bushati shprehet se Partia Socialiste ne programin e saj qeverises, do te kete prioritet turizmin dhe rendesine e mbrojtjes se mjedisit, ne kushtet e nje konkurrence te forte rajonale, nepermjet politikave dhe strategjive reale, pasi sipas tij, tabelat e studimit, ilustrojne mbi situaten qe eshte ne perkeqesim nga viti i kaluar, teper larg pretendimeve mediatike te qeverise dhe Ministrise se Turizmit. "Sikurse mund te shikohet nga tabela shoqeruese, Shqiperia shenon me keq ne faktoret e "Klimes se Biznesit dhe Infrastruktures", ku renditet ne vendin e 105", evidentoi nensekretari per programin politik ne PS.
D.D
D.D