E Shtunë, 31 Tetor 2026

Federer dhe Wozniacki ne gjysmefinale

Caroline Wozniacki dhe Roger Federer kanë siguruar një vend në gjysmëfinalet e Australian Open dhe në të njëjtën kohë kanë konfirmuar veten si favoritë për të fituar turneun e parë Grand Slam. Tensitja daneze, e cila kryeson renditjen botërore është kualifikuar me veshtirësi pasi ka mundur 2-1 me sete italiane Francesca Schiavone në një ndeshje vertetë të lodhshme që zgjati me shume se 2 orë e gjysmë.

Schiavone do të niste në mënyrën më të mirë sfidën  duke fituar setin e parë 6-3, por nuk do të rezistonte ne dy setet e tjera. Wozniacki do të gjente formën e saj më të mirë duke përmbysur gjithcka në favorin e saj. Pas këtij suksesi, numri një i botës në tenisin për femra do të përballet në gjysmëfinale me kinezen Li Na, e cila ka regjistruar një sukses historik në karrierën e saj pasi eliminoi në çerekfinale gjermanen Andrea Petkovic.

Vazhdon rrugën drejt suksesit dhe favoriti për të fituar turneun Australian Open për meshkuj, Roger Federer. Zviceriani numri dy i botës ka mundur në tre sete (6-1, 6-3, 6-3) Stanislas Wawrinka. Federer, i cili është dhe kampioni në fuqi i turneun australian ka dominuar të gjithë takimin, ndërsa në gjysmëfinale do të përballet me fituesin e ndeshjes mes serbit Novak Djokovic dhe cekut Tomas Berdych.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›